Sunday, September 14, 2025

Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Fredi Belerin. Shkak, mungesa e dokumentacionit

Është shtyrë seanca e zhvilluar këtë të hënë për Fredi Belerin, në Gjykatën e Fierit, pasi ky i fundit ka kërkuar lirinë me kusht.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e dokumentacionit. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 korrik.

Pas përfundimit të lejes 5 ditore, ku u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Beleri deklaroi se do të kërkonte lirinë me kusht.

“Kam kërkuar lirinë me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet”, u shpreh ndër të tjera Beleri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë