Home SPORT EURO 2024 “Kemi analizuar kundërshtarin”/ Ndeshja ndaj Kroacisë, Mitaj: Do luftojmë fort për rezultat...

“Kemi analizuar kundërshtarin”/ Ndeshja ndaj Kroacisë, Mitaj: Do luftojmë fort për rezultat të mirë

0
32
Mario Mitaj

Mario Mitaj thotë se Shqipëria e ka analizuar Kroacinë, kundërshtarin me të cilin do të përballet në ndeshjes e radhës, për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Në një konferencë për mediat, Mitaj u shpreh se grupi ku ndodhet ku ndodhet kombëtarja shqiptare cilësohet si grup ferri, ndaj dhe ekipet janë shumë të forta.

Mbrojtësi shtoi se në ndeshjen ndaj Kroacisë, kuqezinjtë do të luftojnë fort për një rezultat pozitiv.

“Unë kur futem në fushë, nuk kam emocione. Kur kemi 60 mijë tifozë shqiptarë, është ndjenjë shumë e bukur. Vetëm emocione të miat, jo stres. Normalisht, në ndeshje, dikush do bëjë gabime, gabimet e bëjnë edhe rezultatin. Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ky grupi, është grupi i ferrit, të gjithë janë shumë të fortë. Kroacia mund të dalë edhe në vend të parë. Do përgatitemi. Kemi analizuar kundështarin, do futemi sa më fort për të marrë një rezultat të mirë. Në pjesën e dytë më kanë furnizuar më shumë shkokët me pasime. Më pëlqen të mbaj topin në këmbë, nuk merrja shumë topin”, theksoi Mitaj.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here