Friday, November 22, 2024

Izraeli e konfirmon: Drejtori i spitalit Al Shifa është ende i arrestuar

Ushtria izraelite thotë se drejtori i spitalit Al-Shifa në veri të Gazës, Dr. Mohammed Abu Salmiya është ende i arrestuar.

“Ne jemi ende duke folur me të, po,” tha të shtunën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Richard Hecht, shkruan CNN.

Hecht e përshkroi ndalimin e vazhdueshëm të mjekut si një “ide të mirë” dhe Spitalin Al-Shifa si një “shtrat të terrorizmit”.

Hecht deklaroi se zyrtarët izraelitë “do të shohin se çfarë ata mësojnë nga biseda me” Abu Salmija dhe do të marrin një vendim në lidhje me lirimin e tij në “kohën e duhur”.

Më herët të shtunën, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje që të respektohen të drejtat ligjore dhe njerëzore të Abu Salmiya dhe tre punonjësve të tjerë shëndetësorë të ndaluar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë