Thursday, November 21, 2024

Iu vu tritol banesës së Ilir Koçiljas në Durrës, mesazhi që i përcolli autori. Policia: Kemi një të dyshuar

“Endacaku vrasës”. Është ky mbishkrimi në fasadën e shtëpisë së Ilir Koçiljas, i cili dyshohet se qëlloi me thikë për vdekje Halil Kokën, disa ditë më parë pas një konflikti që fqinjët kishin me njëri-tjetrin.

Falë kamerave të bizneseve në zonë, Policia e Durrësit ka një të dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e Ilir Koçiljas, autorit të dyshuar të vrasjes së Halil Kokës.

Në kamerat e sigurisë, shihet një person rreth 1.75 cm i gjatë, me kapele dhe kapuç sipër saj, i cili përshkon rrugën për te banesa e Koçiljas, pak momente para shpërthimit të lëndës plasëse.

“Kemi një të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse që u vendos në një shtëpi një katëshe në lagjen 4 dhe po punojmë për arrestimin e tij. Jemi të bindur se lënda plasëse ishte një mesazh për Ilir Kociljan, i cili është arrestuar disa ditë më parë si autor i dyshuar për vrasjen me thikë të shtetasit Halil Koka”, thanë burime nga grupi hetimit. Tre ditë më parë në murin e shtëpisë se Koçiljas ishte shkruar një mbishkrim “Endacaku vrasës”.

Shpërthimi i lëndës plasëse ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesën e Koçiljas dhe tek disa automjete që ndodheshin të parkuara në zonë. Policia ka shoqeruar mbi 10 persona si të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen, por edhe si dëshmitarë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë