Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të futbollistit ganez të Egnatias, Raphael Dwamena, i cili pësoi atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes sës kaudrës rrogozhinase ndaj Partizanit dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, FSHF shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur.
“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani. Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë. FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë”, shkruan FSHF në Facebook.