Saturday, June 28, 2025

Frikë nga shpallja “non-grata”? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur lidhur me zhvillimet në vend dhe mundësinë që edhe ai të shpallet non-grata nga SHBA-të. 

Meta tha se nuk e ka fare problem nëse një gjë e tillë i ndodh edhe atij, pas Sali Berishës. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Dua t’ju bëj një pyetje të hapur. Këta morën Sali Berishën që kishte tetë vjet me një Ipad në dorë dhe shkruante aty, e morën dhe e bënë non-grata. Mos ndoshta, edhe ti ke këtë frikë, se most ë bëjnë non-grata?

Ilir Meta: E ke vërtet ti këtë mendim për mua? Sikur e gjithë bota të më bëjë non-grata nuk më bën përshtypje. Unë e kam raportin me popullin tim dhe e kam të shkëlqyer. Kjo është përgjigja.  Të më bëjë mua non-grata gruaja e Bilalit që ndërroi gjininë për të bërë foto? Nuk e kam fare problem atë gjë. Unë kam problem me popullin shqiptar, do të jetoj këtu.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë