Sunday, June 29, 2025

Foto/ Zbulohet formulari që u ka dërguar Basha delegatëve, kopje e nismës së Berishës

Konfidenciale.com ka siguruar formularin që ka shpërndarë kryedemokrati Lulzim Basha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021.

Në përmbajtjen e formularit që duhet plotësuar nga anëtari i Partisë Demokratike thuhet se demokrati bie dakort me Thirrjen e Kuvendit dhe me rendit e ditës që përmban 18 dhjetori.

Përmbajtja e formularit: 

Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.139 Prot, datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë, që nisur nga situata e krijuar në Partinë Demokrratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person ‘non grata’ të z.Sali Berisha dhe dëmtimit të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mosmarrjes së masave që kërkoheshin nga ajo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur: Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e shtunë, më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve. Unë, anëtari i Kuvendit Kombëtar, deklaroj sa më poshtë: 1. Jam njohur me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor 2021, ora 11:00, pubikuar në https://pd.al/kuvendi-kombëtar-18-12-2021/, si dhe 2.Konfirmoj pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë