Konfidenciale ka siguruar foto të seancës gjyqësore, ku Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, do të njihet me masën e sigurisë, për privatizimin e ish kompleksit Partizani.
Malltezi doli i buzëqeshur por pa kapele sot para Gjykatës se Posacme për njohjen me masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij.
Dhëndri i Sali Berishës akuzohet se u gdhi brenda natës milioner mbi nje truall të marrë shtetit paligjshmërisht dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit partizani.
Akuzat e ngritura:
Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.