Sunday, July 21, 2024

EURO 2024/ Shqipëria nuk dorëzohet, barazon me Kroacinë në “frymën e fundit”

Shqipëria mban gjallë ëndrrën europiane. Kuqezinjtë kanë barazuar 2-2 me Kroacinë dhe shpreson te kualifikimi në raundin tjetër.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11. Asani nga e majta harkoi në zonë dhe aty futbollisti që luan me Spartën e Pragës në Çeki mposhti me kokë prtierin Livakoviç.

Në minutën e 31, djemtë e drejtuar nga Silvinjo patën rastin e artë për të dyfishuar shifrat dhe për të shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes. Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Asanin që nisi topin tek Asllani, i cili gjuajti por topi u ndal nga portieri.

E pabesueshmja ndodhi në minutën e 74.

Një aksion i kroatëve u finalizua nga “bomberi” i Hofenhajmit, Andrej Kramariç, i cili dërgoi topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha.

Mirëpo nuk mbaroi me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasaliç, topi u devijua nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Kroacisë, Shqipëria gjeti golin e barazimit në minutën e 90+5. Asist i Hoxhës nga e majta, Gjasula në qendër dërgoi topin në rrjetën e Livakoviç.

Me këtë barazim, Kroacia dhe Shqipëria ndajnë vendin e 3 me nga një pikë secila.

Standings provided by Sofascore
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë