Sunday, July 21, 2024

EURO 2024/ Shqipëria kërkon fitoren ndaj Kroacisë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në Europian, për grupin B. Pas humbjes me Italinë, kuqezinjtë e Silvinjos, synojnë fitoren e parë ndaj Kroacisë, në një përballje që parashikohet shumë e vështirë.

Një fitore do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira.

Dy kombëtaret nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre.

Në këtë sfidë, ashtu si Shqipëria, edhe Kroacia vjen me humbje, me rezultatin 3-0 ndaj Spanjës.

Trajneri Silvinjo, ka ndryshuar skemën për këtë përballje, ndërsa ka kaluar në 4-3-3. Strakosha në portë, Hysaj në të djathtë, Mitaj në të majtë, Gjimshiti dhe Ajeti në qendër.

Laçi, Asllani dhe Ramadani në mesfushë, ndërsa në sulm, Bajrami në të majtë, Manaj në qendër dhe Asani në të djathtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë