Sunday, September 8, 2024

“EURO 2024″/ Shqipëria e para në grup, barazim “i mërzitshëm” me Ishujt Faroe

Shqipëria ka zhgënjyer tifozët e saj në “Air Albania”, edhe pse e kishin prerë biletën për në Gjermani, pasi siguruan kualifikimin në Europian me barazimin ndaj Moldavisë pak ditë më parë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj modestëve të Ishujve Faroe.

Në minutën e 18, Mirlind Daku pati rastin e artë, por nuk u shfrytëzua siç duhet. Gjithësesi aksioni u konsiderua pozicion i parregullt.

7 minuta më vonë, iniciativa i takoi Ishujve Faroe, që provuan me forca të pakta. Goditja e parë nga këndi e ndeshjes ishte për ta. Më pas, Shqipëria doli në kundërsulm, por pa rezultat.

Në minutën e 35, Bajrami provoi nga distanca, por portieri i Ishujve Faroe ishte në pozicion dhe neutralizoi topin.

Në fundin e pjesës së parë patëm edhe dy raste të tjera për shënim, ku fillimisht “bomberi” beratas, Myrto Uzuni goditi me forcë nga brenda zonës portën kundërshtare, por sërish “gardiani” 23-vjeçar ishte i vëmendshëm, duke mos lejuar topin të shkonte në rrjetë, ndërsa rasti i fundit flagrant ishte ai i Mirlind Dakut, i cili pasi mori një pasim të bukur nga mesfusha nuk arriti të çonte topin pas shpatullave të kundërshtarit.

Në minutën e 55, Bjartalid vendosi në vështirësi Strakoshën me një gjuajtje të fortë që shkoi jashtë pas një aksioni të gjatë të miqve.

11 minuta më vonë, Asani ishte i pafat. Mbrojtësi kundërshtar i mohoi një tjetër supergol sulmuesit shqiptar.

Në këtë mënyrë kombëtarja shqiptare grumbullon 15 pikë pas 8 ndeshjesh në kualifikueset e “EURO 2024” Kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë 12 gola dhe kanë pësuar vetëm 4.

Në përfundim të ndeshjes pati festë si në ambientet e stadiumit “Air Albania” ashtu edhe në rrugët e kryeqytetit.

Standings provided by Sofascore
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë