Monday, June 30, 2025

“Është gjallë, hapeni derën”/ Momenti kur qytetarët tentojnë të ndihmojnë shqiptarin në Ekuador

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin Guayaquil në Ekuador, ku u ekzekutua me 8 plumba, 53-vjeçari shqiptar, Arjan Rizaj.

Nga pamjet e publikuara, shihet se qytetarë të shumtë thërrasin se Rizaj ishte ende gjallë, teksa policia kishte rrethuar zonën.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit Guayaquil, ku Rizaj ndodhej në automjetin që e kishte parkuar në parkingun e spitalit Luis Veranza.

Dy persona janë afruar me motoçikletë dhe kanë ekzekutuar Rizajn me breshëri.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një breshëri me të shtëna armësh dhe më pas panë motoçikletën duke u larguar me shpejtësi.

Bashkëshortja e viktimës ndodhej pak metra më tutje, në hyrje të spitalit, pasi aty ishte shtruar babai i saj. Rizaj po priste bashkëshorten kur personat e ekzekutuan.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë