Saturday, September 7, 2024

Emisioni në RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar opinionit publik me një mesazh në lidhje me publikimet e programit Report të kanalit televiziv italian Rai3 mbi Shqipërinë.

Rama i ka cilësuar këto publikime si baltë të pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sipas kreut të qeverisë, ka pasur akuza dhe përmendje emrash, por pa fakte dhe mbi të gjitha, pa asnjë interes për publikun italian.

“Dëshiroj të ndaj me ju eksperiencën time me programin Report të RAI3. Një eksperience intensive, sa fyese në aspektin njerëzor, aq edhe sfiduese në aspektin, le të themi profesional, megjithëse politika për mua nuk është profesion, është mision.  Ishte fyese sepse përtej personales, keqardhjes, dhimbjes nga padrejtësia e imponuar e vendosjes në shënjestër, për shkak të fushatës elektorale në Itali e të luftës mediatike atje, ndaj homologes sime në krye të qeverise italiane, kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane, për luftën politike ndaj meje e qeverise sonë dhe këtë ju e dini të gjithë.

Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, që as nuk di e as nuk i intereson kush është X-i e Y-ni në Shqipëri, ishte padyshim një baltë krejt e pamerituar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Rama ndër të tjera.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë