No menu items!

Edoardo Reja: Jemi të zhgënjyer, por i kam dhënë dinjitet Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja deklaroi pas ndeshjes me Islandën, e cila përfundoi në barazim 1-1, se ai, presidenti i FSHF, por edhe tifozët janë të zhgënjyer me rezultatet e arritura në Ligën e Kombeve.

76-vjeçari italian mendon se i ka dhënë dinjitet Shqipërisë, teksa shtoi se është formuar një grup i mirë lojtarësh.

“Tani jemi shumë të zhgënjyer, qoftë unë dhe presidenti, qoftë edhe tifozët dhe i kërkoj ndjesë për këtë rezultat dhe këtë paraqitje. Donim shumë të fitonim qoftë kjo ndeshje, qoftë edhe me Izraelin, por kjo nuk ndodhi. Një trajner, kur nuk vjen rezultati i duhur, duhet të marrë parasysh konsideratat e tij, duhet të diskutojë me presidentin për të bërë një analizë të tre viteve që këtu.

Mendoj se i kam dhënë dinjitet Shqipërisë. Kemi formuar një grup të mirë. Lojtarët kanë qenë të kënaqur me punën e bërë. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatet e marra në Nations League”, theksoi ai.

Kombëtarja Shqiptare e përfundoi Ligën e Kombeve në vendin e fundit me 2 pikë, në një grup me Izraelin dhe Islandën.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA