Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Manzë të Durrësit, ku një 47-vjeçar, i identifikuar me inicialet L.H, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet policore, dyshohet se viktima është vetëvrarë me armë gjahu.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 17.10.2021, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. H., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për shkak të depresionit.