Saturday, September 7, 2024

“E kam ëndërruar, e pabesueshme të jesh këtu”/ Kylian Mbappe prezantohet te Real Madrid, rreth 80 mijë tifozë në “Santiago Bernabeu”

Kylian Mbappe është prezantuar zyrtarisht te Real Madid. Në stadiumin “Santiago Bernabeu”, të mbushur në kapacitetin maksimal nga tifozët, Mbappe deklaroi se për të, ishte diçka e pabesueshme që të ishte në Madrid.

Teksa u prezantua në gjuhën spanjolle, Mbappe tha se ka ëndërruar prej vitesh që të luante me Real Madrid dhe se tanimë ëndrra e tij u bë realitet.

“Përshëndetje të gjithëve. Do përpiqem të flas në gjuhën spanjolle. Është e pabesueshme të jesh këtu, e pabesueshme. E kam ëndërruar për shumë vite që të luaj me Real Madrid dhe sot më realizohet ëndrra. Jam shumë i lumtur. Dua të falenderoj së pari presidentin Florentino Perez, i cili më ka mbështetur që në ditën e parë. Kanë ndodhur shumë gjëra, por dua t’i them faleminderit”, tha Mbappe gjatë prezantimit të tij në “Santiago Bernabeu”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë