Borussia Dortmund ka fituar me rezultatin 4-2 në shtëpi përballë Atletico Madrid, duke qenë gjermanët ata që do t’i bashkohen PSG në gjysmëfinalen e Champions League.
Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin, duke ditur se e kishin humbur takimin e parë 2-1 në Spanjë. Pas 34 minutash lojë, Julian Brandt realizoi për 1-0 pas një asistimi perfekt nga Mats Hummels.
Pesë minuta më vonë, Marsel Sabitzer shërbeu për mrekulli Jan Matsen, që shënoi për 2-0.
Në minutën e 49 ishte një autogol i Humels që mbajti gjallë ëndrrën e Atletikos së Madridit.
Në minutat 71 dhe 74 ishin golat e Fulkurg dhe Sabitzer që i dhanë Borussia Dortmund kualifikimin në gjysmëfianle.
Çifti i parë gjysmëfinalist i Champions League do të jetë Borussia Dortmund-PSG.