Sunday, June 29, 2025

Dosja “CEZ-DIA”/ Meta pas daljes nga SPAK: U thirra si person që kam dijeni, kallëzuesi është i rremë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku dha sqarime në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”.

Për gazetarët, Meta deklaroi se kallëzuesi për këtë çështje është i rremë, teksa shtoi se iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve.

Sipas Metës, kjo çështje është rihapur dhe diktuar politikisht nga kryeministri Edi Rama, për të shmangur vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

“Çështja CEZ-DIA, që është rihapur në dhjetor të vitit 2019 me një kallëzues i cili është dënuar dy herë për shpifje nga gjykata, një herë për dhunë në familje, që ka qenë punonjës i DIA, tani është punonjës i OSHE, përdoret nga regjimi për shpifje. dhe njëkohësisht një person që ka dhënë në gjykatë një dëshmi ku nuk ka përmendur emrin im. Ata kanë bërë pyetjet e tyre.

Përgjigja ime është ajo që kam thënë, nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë urdhër, asnjë iniciativë për akte ligjore me Ilir Metën në detyrën e tij si zëvendës kryeministër, ministër i Ekonomisë në interes të askujt, përfshirë këtu edhe DIA, edhe CEZ, madje edhe ministria e Ekonomisë si pronare e aksioneve të KESH e ka denoncuar vendimin e ERE që favorizonte CEZ në dhjetor të vitit 2019, për blerjen e energjisë. Unë isha si një person që kisha dijeni për rrethana të caktuara.

U pyeta për detaje të ndryshme që nuk kanë asnjë rëndësi. Për këto çështje kam dhënë deklarime. Asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë vendim nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij shetëroe, në interes të askujt. Kjo është shumë e qartë. Kjo është një çështje që diktohet politikisht nga Edi Rama për të spostuar vëmendjen nga skandalet e tij. Nuk kam asnjë interes për dëshmitë që ka SPAK, është  detyra e tij të hetojë”, theksoi Meta.

I pyetur nëse do të përballet me drejtësinë, Meta tha:”Absolutisht, mos kini asnjë shqetësim, do përballemi edhe me ju, do të përballemi me drejtësinë, do të përballemi me çdo të vërtetë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë