Prokuroria e Përgjithshme, ka publikuar shkresën për Tom Doshin ku jepen rezultatet paraprake sa i përket veprave penale për të cilat është akuzuar.
Në dokumentin e firmosur nga prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, parshtrohen të gjitha veprat penale për të cilat akuzohet ish deputeti i PS.
Tom Doshi, rezulton të ketë qenë person nën hetim apo i akuzuar për kryerje të veprës penale:
Plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim dhe sjellje e padenjë në shoqëri.
Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme.
Goditjes për shkak të detyrës dhe dëmtime të tjera me dashje.
Kallëzim i rremë, deklarim i rremë para prokurorit, kanosje për deklarime a dëshmi apo përkthim të rremë.
Refuzimit për deklarim apo deklarim i rremë i pasurisë.