Në familjen e Lulzim Bashës sot ka pllakosur zia, pasi kreu i Partisë Demokratike ka humbur të atin. Burime për ”Konfidenciale.com” kanë konfirmuar se Xhelal Basha ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të tumorit që i kishte prekur kokën dhe prej muajsh luftonte me të.
Sot, babai i kreut të Partisë Demokratike, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij. Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke shpresuar se do ta mposhte sëmundjen e rëndë, e cila fatkeqësisht sot i mori jetën.