Sunday, September 8, 2024

Dhuna ndaj 3-vjeçares nga edukatorja/ Kryhet akti i ekspertimit, dërgohet në Prokurorinë e Tiranës

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer aktin e ekspertimit për 3-vjeçaren e cila u dhunua disa ditë më parë nga një edukatore në një kopsht privat në Tiranë.

Ekspertimi është kryer të mërkurën e 8 nëntorit dhe po atë ditë është dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkaq, policia ka nisur procedim penal për Daniel Danushin, pronarin e kopshtit, ku u dhunua nga edukatorja 3-vjeçarja në Tiranë.

Mësohet se ky kopsht ka qene pa licencë, gjithashtu pronari ka fshehur dhe të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 nëntor. Prindërit e vajzës kanë deklaruar se janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00, por dhuna dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë