Saturday, July 27, 2024

Detaje/ Vrasja në Kamëz. Autori ishte kthyer nga Anglia, çfarë deklaroi para policisë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte në Laknas të Kamzës, ku Maliq Marku ka vrarë me armë zjarri 55-vjeçarin Shefqet Hasa, dhe plagosi shtetasin Besim Keça.

Autori, prej një jave ishte kthyer nga Anglia. Ai është me origjinë nga Dibra, ndërsa viktima dhe i plagosuri janë nga Hasi. Kohë më parë, banorët e zonës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Marku nuk ka paguar pasi ka qenë jashtë vendit.

Në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli. Pasi u kthye nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët, para se të ndodhte ngjarja i kanë thënë që nuk do ta lidhte pasi nuk kishte paguar më herët para. Në gjaknxehtësi e sipër, autori ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Viktima ka marrë 4 plumba, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i mori i plagosuri. Në momentin e ngjarjes, pranë zonës ka qenë një punonjës policie i cili sapo ka dëgjuar të shtënat është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar,duke e ndihmuar dhe e ka vendosur me makinë. Pak metra më tej, ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën.

Autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t’u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën pistoletë në bahçe dhe u arrestua nga policia. Në deklarimet e para, ai ka thënë se e vrau Markun për punën e kanalit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë