Kremlini ka reaguar në lidhje me deklaratën e Emmanuel Macron, i cili tha se dërgimi i trupave të vendeve perëndimore në terren në Ukrainë, nuk është “i përjashtuar” për të ardhmen.
Presidenti francez deklaroinë një konferencë për shtyp në Paris se “nuk ka konsensus në këtë fazë”, por “asgjë nuk duhet të përjashtohet”, shkruan Sky News.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh se nëse kjo do të ndodhte, bisedimet do të kalonin në një mënyrë të pashmangshme në konflikt me NATO-n.
Ndërkohë, Kievi ka reaguar pozitivisht ndaj komenteve të Macron.
Zyrtari i lartë presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak nënvizoi se diskutimi mbi ndërhyrjen e mundshme perëndimore në luftë ishte i mirë.
“Kjo tregon, së pari, një vetëdije absolute për rreziqet që i paraqet Evropës nga një Rusi militariste, agresive,” tha ai.