Wednesday, December 25, 2024

Delegacioni i dytë nga Kongresi i SHBA viziton Tajvanin

Një delegacion i kongresit të SHBA-së i kryesuar nga senatori demokrat nga Massachusetts Ed Markey ka mbërritur në Taipei për një vizitë dy-ditore.

Ky është delegacioni i dytë që viziton Tajvanin, pas atij të kryesuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi disa ditë më parë, shkruan CNN.

“Delegacioni i ri prej pesë anëtarësh po viziton ishullin vetëqeverisës në një përpjekje për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin dhe do të inkurajojë stabilitetin dhe paqen në ngushticën e Tajvanit”, tha një zëdhënës i Markey në një deklaratë.

Pjesë e delegacionit janë deputetët demokratë John Garamendi, Alan Lowenthal dhe Don Beyer dhe përfaqësuesi republikan Aumua Amata Coleman Radewagen. Grupi i udhëhequr nga Markey do të takohet me Presidentin e Tajvanit, Tsai Ing-wen dhe ministrin e Jashtëm, Joseph Wu.

Gjithashtu, do të zhvillohen takime me komisionin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare të parlamentit tajvanez për çështjet e sigurisë dhe tregtisë.

Kina reagoi në lidhje me këtë vizitë, teksa tha se do të marrë masa në përgjigje të provokimeve nga SHBA dhe se është kundër marrëdhënieve zyrtare mes Uashingtonit dhe Taipeit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë