Sunday, July 21, 2024

Debati, përplasje për ekonominë/ Trump: Kemi defiçit të jashtëzakonshëm. Biden: Ekonomia amerikane po lulëzon

Ekonomia ishte tema e parë për të cilën Joe Biden dhe Donald Trump u përballën në debatin presidencial në Atlanta.

Ish presidenti Donald Trump tha se SHBA ka një defiçit të jashtëzakonshëm, por u kundërshtua menjëherë nga presidenti aktual, Joe Biden.

Biden u shpreh se ekonomia amerikane po lulëzon dhe shtoi se të pasurit po paguajnë më shumë taksa.

Donald Trump: Pas Covid Biden nuk ka bërënjë punë të mirë. Inflacioni po vret vendin tonë.

Joe Biden: Ai nuk bëri gjë për njerëzit e pafajshëm që u vranë në Afganistan.

Donald Trump: Vendet që po na vjedhin paratë, si Kina do na paguajnë më shumë para. Kemi defiçit të jashtëzakonshëm. Jemi në situatën më të keqe në histori. Dëmi që i ka bërë vendit tonë.

Joe Biden: 2 trilionë dollarë, ne kemi mijëra miliarderë, në situata që nëse do paguanin 20%, do mblidhnin me miliarda dollarë në 10 vite.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë