Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në grupin B, me “iberikët” e Spanjës, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacia, si dhe Italia, kampione e Evropës në fuqi.
Pas shortit, disa fjalë për mediat i tha edhe tekniku i kroatëve, Zlatko Daliç, i cili, përvecc se vuri në dukje vështirësë e grupit, theksoi se ka shumë respekt për Shqipërinë ndërsa kujtoi edhe kohën kur trajnonte Dinamon në Superiore.
“Është grupi më i vështirë kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë. Do të jetë një luftë e madhe, objektivi është të kalojmë grupin. Shqipëria doli e para në grup dhe ka luajtur mirë, nuk do të jetë e lehtë, Por jam optimist dhe do të bëjmë më të mirën për veten tonë.
Respekt i madh për Shqipërinë sepse ishin të parët në grup dhe presim një ndeshje të vështirë.
Shkarkimi nga Dinamo shumë vite më parë? “Ka shumë kohë, kalova tetë muaj dhe ishte mirë për mua. Shihemi në qershor”,- u shpreh Daliç.