Bayern Munchent e kishte siguruar me kohë kualifikimin në raundin e dytë të Champions League, kështu që ndaj Copenhagen nuk e kishte me nxitim.
Dy ndeshjet e fundit në Grupin A do të jenë shumë decizive, për vetën faktin se beteja për të siguruar vendin e dytë në renditje dhe kualifikimin mbetet i hapur.
Manchester United bëri “harakiri” në Stamboll duke shpërdoruar avantazhin e dyfishtë dhe tani fati i tyre varet edhe nga bavarezët që janë kualifikuar me kohë dhe blinduar vendin e parë.
Ndërsa Galatasaray e ka vetë në dorë, pasi në rast se mposht Copenhagen, vendi i dytë në grup do të jetë i tyre.