Sunday, September 8, 2024

Berisha: Të besosh se SPAK po e heton çështjen McGonigal për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror

Mendoj se duhet të qartësojmë çdo gjë. Kjo betejë në parlament është nisur betejë e grupit të deputetëve. Dhe njëherë, kjo betejë nuk ka, qëllimi i saj është rikthimi i të drejtave kushtetuese dhe këtu janë të bashkuar të gjithë deptutetët.
Ne jemi për funksionimin e parlamentit, nuk jemi as për bllokimin e tij dhe për asgjë tjetër.

Me ato dokumentacion që disponojmë për zgjedhjet, beteja do të vazhdojë, po beteja nuk vazhdon më me parlamentin, parlamenti thashë funksionon, beteja do të vazhdojë me të gjithë shqiptarët që duan të rikthejnë votën e lirë. Jemi në vazhdim, ju kam thënë se kjo është betejë pa kthim.

Të gjithë shqiptarët që duan që vullneti i tyre të mos shkelmohet nga banda si Bajrët, si Rraja, nga banda të tjera në qytet, të votojnë të lirë.
Edi Rama e ka kuptuar këtë, nuk ka më kontroll mbi opozitën.
Ka një opozitë të fuqishme që në mënyrë absolute do çojë popullin opozitar drejt fitores. Unë mendoj se çdo vendim do të diskutohet në kryesi të partisë me deputetë dhe me radhë. Sot për sot, u them që përqendrimi i plotë dhe total është te të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament.

Kurse proceset gjyqësore janë një dëshmi tjetër e shëmtuar e përpjekjeve të Edi Ramës për të dhunuar identitetin e forcës sonë politike.
Në histori ekziston e njohur si barbari ekstreme, përpjekja për zhdukjen e identitetit. Këtë e kanë përdorur nazistët në kampet e përqendrimit, kur hebrenjve u vendosnin numra dhe ua fshinin emrat, këta e kanë përdorur të tjerët në praktikat e tyre asimiluese, këtë mendon Edi Rama të përdorë kundër demokratëve, por demokratët janë në këmbë. E morët vesh për Muçin? Nuk patën mundësi kurrsesi të kapërcenin një korruptokrate me byk ndërgjegje. Do mësoni të dhëna të tjera për këtë Irenën, për këtë tjetrën, për Blerinën tjetër. E morët vesh ç’ishte? E marrë peng, por në fund të fundit nuk e kapërcyen dot kurrsesi. Njeri që shkroi në mënyrën më të turpshme, në mënyrë kriminale, ligje në vendimet e saj. Thirri palë atë që nuk ishte kurrë palë. Që kishte refuzuar të ishte palë. U bë pjesë e përpjekjeve të Edi Ramës për të shkatërruar identitetin e një force politike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë