Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka paralajmëruar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se nuk do të lejohet që vijë në Tiranë për “Ballkanin e Hapur”.
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, tha se nëse Vuçiç tenton të vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur, rrugët dhe sheshet do mbushen plot kundër tij.
Sali Berisha: ”Ballkani i Hapur i konkretizuar me aleancës Beograd-Shkup-Tiranë po krijon hegjemoninë serbe. Ka influencë ruse, është Ballkani i interesave anti-evropiane, synon të zëvendësojë Procesin e Berlinit me Procesin e Putinit. Paralajmëroj Gëlbesin e Millosheviçit ose Millosheviçin e ri se për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë, sheshet dhe rrugës do t’i kesh plot kundër teje.”