Sunday, September 8, 2024

Bayern Munchen vendos për të ardhmen e Manuel Neuer

Manuel Neuer është në vitet e fundit një emër shumë i diskutuar te Bayern Munchen, dëmtimet e vazhdueshme të gardianin kanë vënë në diskutim vazhdimësinë e tij me rekordmenët bavarezë.

Por pavarësisht se klubi vazhdimisht ka afruar portierë të cilët mendohej se do të merrnin vendin e tij, aventura e Neuer në radhët e bavarezëve do të vazhdojë të paktën edhe për një tjetër sezon.

Sot klubi ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën e portierit të Gjermanisë edhe për një tjetër sezon.

Marrëveshja e re e tij do të përfundojë në qershorin e vitit 2025. Bashkë me të, për një vit ka rinovuar edhe zëvendësuesi i Neuer, Sven Ulreich, i cili gjithashtu do të jetë pjesë e grupit bavarez të paktën edhe për një sezon.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë