Friday, June 27, 2025

Atentati në Shkodër/ Ja pistat ku po heton policia për vrasjen e Pashko Ujkës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shuënua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u ekzekutua ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

64 vjeçarit iu bë atentat në afërsi të banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto”, teksa ndodhej i shoqëruar nga vëllai dhe bashkëshortja.

Ai u qëllua nga persona të paidentifikuar pas shpine dhe mori plagë në shtyllën kurrizore, por nuk arriti dot të mbijetojë pavarësisht se u nis menjëherë për në spital.

Pistat ku po heton policia është ajo e aktivitetit privat i djalit të tij, Emanule Ujka. Një pistë tjetër ishte ajo e borxheve, por që u hodh poshtë nga familjarët këtë pretendim, duke theksuar se në dijeninë e tyre Ujka nuk ka pasur asnjë borxh për të shlyer. Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë