Monday, June 30, 2025

Atentat mafioz në Fier/ Ekzekutohet 57-vjeçari, pistat e hetimit dhe e kaluara e tij (Emri)

Një 57-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Fier, një ngjarje që ka tronditur qytetin dhe të gjithë Shqipërinë. Viktima, i identifikuar si Demir Backa, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip ”Benz” në drejtim të automjetit të tij, tip ”Audi”.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”. Ndërkohë, në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Automjeti tip ”Audi” mbi të cilën u qëllua me armë zjarri

Kush ishte Demir Backa?

Viktima ishte pronar i “Bar Piazza” në qendër të qytetit dhe i një hoteli në Sarandë. Ai dyshohet se ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident te ngacmimit të një femre në Fier.

57 vjeçari është vëllai i ish-anëtarit të Bandës së Pusit të MEzinit, Medi Backës, i cili njihej edhe si “Buç Backa”, i vrarë në 28 mars të vitit 1997 në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë, 17 shqiptarë dhe 6 romë.

Të quajtur me nofkën “Të fortët e Jugut”, kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë