Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, i cilësuar si baroni i kokainës.
Konfidenciale ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të tij nga policia turke. Nga pamjet, shihet se forca të shumta të policisë kanë shkuar në banesën ku ai fshihej dhe e kanë kapur.
Policia turke ka gjetur dhe sekuestruar në banesë, armë, bizhuteri dhe një sasi parash, të cilat Rexhepi i mbante të fshehura në një kasafortë.
Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit, me pasaportë kolumbiane, të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.