Tekska një pauzë në luftimet në Rripin e Gazës, forcat izraelite kanë vazhduar bastisjet e tyre në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.
Shoqata e të burgosurve palestinezë tha se një palestinez 22-vjeçar u vra gjatë një bastisjeje në Jeriko, shkruan Al Jazeera.
Një tjetër palestinez i cili u plagos rëndë në një bastisje në Tulkarem, gjithashtu ka vdekur, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Mëngjesin e së premtes, forcat izraelite arrestuan edhe disa persona në qytetin Tarqumiyah, në perëndim të Hebronit.
Të paktën 231 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, duke përfshirë gjashtë të burgosur që vdiqën në paraburgimin izraelit.