Sunday, June 29, 2025

Armando Broja hyn në botën e biznesit, marrëveshje me gjigandin Puma

Ylli i Çelsit dhe Kombëtares shqiptare, Armando Broja hyn në botën e biznesit me një marrëveshje të re fitimprurëse për këpucë sportive, ndërsa ai do të hapë dyqane të reja. Sulmuesi shqiptar është rikthyer nga lëndimi dhe po kërkon t’i lërë përshtypje Mauricio Poçetinos.

Sipas “The sun”, sulmuesi i Kombëtares është gati të hapë dyqane në Shqipëri dhe Kosovë si pjesë e marrëveshjes së tij me Puma, që arriti ta shkëpusë Brojën nga rivalët e Nike me një mega-marrëveshje. Produkti i akademisë së Çelsit do të nënshkruajë së shpejti një kontratë me Puma për të veshur ekskluzivisht këpucët e tyre në fushë.

Por marrëveshja e re e Brojës do ta bëjë gjithashtu atë të shtyjë për më shumë mundësi futbolli në vendlindjen e prindërve të tij.

Është llogaritur se sulmuesi do të ndihmojë në hapjen e dyqaneve Puma në Shqipëri, me Brojën që do të bëhet ambasador në anën e tij ndërkombëtare.

Ekziston edhe një plan për të nisur një fondacion në vend, duke ndihmuar në ngritjen e nivelit të lojës së bukur. Pra hapjen e një akademie futbolli në Shqipëri. Përveç Shqipërisë, Broja do të ketë ekskluzivitetin e hapjeve të dyqaneve të Pumas edhe në Kosovë.

Por mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë ende pjesë e Çelsit këtë dimër.

Tabloidi anglez raporton se Mauricio Poçetino i ka kërkuar pronarit të Çelsit, Tod Bohlej, që t’i sigurojë atij një sulmues të ri në janar.

Ivan Tonej i Brentfordit dhe Viktor Osimhen i Napolit janë në krye të listës së tij. Ka interes edhe për Santiago Gimenez të Fejenordit.

Broja ka bërë vetëm katër paraqitje në Premier Ligë këtë sezon pas kthimit nga lëndimi. Zërat e merkatos bëjnë me dije se Uest Hemi po bëhet gati të hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar, pasi trajneri David Mojes është i gatshëm për t’i ofruar minutazh të rregullt te skuadra e Londrës Lindore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë