Thursday, November 21, 2024

Apeli rrëzon Malltezin, refuzon kërkesën për kthimin e një celulari dhe disa dokumentëve

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, për kthimin e një celulari të sekuestruar si dhe të disa dokumentëve.

Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie”, pasi është i akuzuar për aferën “Partizani”.

Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Ndërkaq, të enjten, Kuvendi vendosi me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, duke i hapur rrugë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë