Friday, November 22, 2024

Amendamentet kushtetuese depozitohen në Kuvend, Basha: Patronazhistët dhe kreun e tyre i pret belaja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se forca politike që ai drejton, ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese për reformën zgjedhore, territoriale dhe vettingun e politikanëve.

Në një konferencë me gazetarët në selinë blu, Basha u shpreh se u shpreh se këto amendamente synojnë kthimin e Shqipërisë në shina. Ndërsa në lidhje me vettingun në polici, Basha tha se është koha që politika të “pastrohet”.

Lulzim Basha: Janë tre prioritete për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptartët nga kriza, duke përfshirë dhe institucionin e votës së lirë. Këto tre çështje kanë të bëjnë me reformën zgjedhore përfshirë të gjitha aspektet e saj, çështje të sistemit dhe garanci që do tu jepen shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë përsëri një arenë për krimin e organizuar dhe as një fushë veprimi për sigurimin e ri të shtetit, patronazhistët e PS, që bashkë me kreun e tyre i pret belaja në gjithë aspektet ligjore. Po kështu për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza. Lënia e pushtetit nuk është dramë por realiteti që përkufizon demokracinë. Amendamentet kushtetuese përkatëse kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, kaluar pa vullnetin e opozitës, dhe depozitimin kërkesës për komisionin zgjedhor që të nisë sa më shpejt nga puna në mënyrë që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë.

Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë shqiptarët si në zonat urbane dhe rurale, e ashtuquajtura reformë territoriale që u hoqi shqiptarëve 25 vite progres në vendosjen e decentralizimit në pushtetin lokal.Në Kushtetutë ka një nen ku komunat akoma ekzistojnë. Kjo ndarje nuk u përgjigjet kërkesave të qytetarëve, për shërbimin më të vogël i çon qindra metra larg. Amendamenti jonë parashikon bashki rurale dhe urbane, pak rëndësi ka nëse bashkitë rurale do quhen komuna apo jo. Rëndësi ka që pushteti vendor të shkojnë pranë qytetarëve. Të zgjidhet nga qytetarët dhe të shkarkohet nga qytetarët kur nuk bën punën. Të financohet dhe të posedojë të gjitha mjetet që u shërbejnë njerëzve dhe jo partive.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë