Sunday, October 1, 2023

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar thirrje shqiptarëve: Mos rrezikoni jetën me gomone

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë u ka bërë një thirrje shqiptarëve të cilët duan të largohen drejt këtij shteti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada apelon që të mos tentohet largimi drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes gomoneve.

Kjo për shkak se kushtet jo të favorshme të motit mund të çojnë deri në humbjen e jetës.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, shkruan ambasada në Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë