Presidenti rus, Vladimir Putin mbërrin në Alaskë. Shefi i Kremlinit mbërriti në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson 30 minuta pas homologut amerikan, Donald Trump.
Trump dhe Putin do të takohen për t’i diskutuar mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.
Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti.