Vota për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” për ish-Kryeministrin Berisha është hapje e rrugës për zgjedhjet e parakohshme. Me këtë mesazh ai iu drejtua demokratëve të Lushnjes të cilët i ftoi në mbyllje të fushatës elektorale në këtë qytet që në 6 mars të votëbesojnë kandidatin e opozitës së vërtetë Elton Bano.
“Më 6 mars me votën tuaj keni një shans historik për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme për Shqipërinë. Nuk mundet që parlamenti i patronazhistëve, bandave, abuzimit dhe vjedhjeve të mëdha të vazhdojë më tutje në Tiranë.”
Vendit tha se i duhet ndryshimi, jo vetëm për të larguar me vote një humbës përsëritës si Lulzim Basha, por edhe qeverinë që sipas tij është e përfshirë në afera.
Ndërsa Durrsakët i ftoi që me votën e tyre të ndalojnë grabitjen e pronave që po sipas tij u bëhet përmes projektit të Portit të Jahteve. Kandidaten socialiste e akuzoi të përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe atë të tërmetit, ndërsa Luan Hotin që garon për PD jo vetëm si monopolist.
Berisha ftoi durrsakët që në zgjedhjet e së dielës të votojnë për t’i rikthyer bashkinë qytetarëve.