Sunday, June 29, 2025

Atentat në Shkodër, qëllohet për vdekje ish-deputeti (Emri)

Shkodër – Pashko Ujka nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në Shkodër, duke ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë shtëpisë së Ujkës, ndërkohë që ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. 64-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Ai mori një plumb pranë shtyllës kurrizore dhe gjendja e tij u paraqit kritike që në fillim.

Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes“, tha policia në një informacion paraprak për mediat.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të panjohura, po ashtu edhe autori. Autoritetet policore njoftuan se po punojnë për kapjen e tij.

Pashko Ujka ka qenë kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011-2015. Më parë ai ka qenë edhe deputet i Partisë Demokristiane. Ujka prej disa vitesh nuk ishte aktiv në jetën politike.

Disa vite më parë, ndaj shtëpisë në Velipojë së Ujkës u qëllua me armë zjarri, megjithatë në atë kohë pa dëmtime në njerëz.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë