Një person është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 07:23 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Shtetit, viktima është Xhelal Reçi 60 vjeç, ish-oficer policie, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen. Makina është tip “Toyota” dhe dyshohet të jetë e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.