Friday, November 22, 2024

Sulmi i Iranit/ Biden: Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit është i hekurt

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përfunduar takimin me ekipin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Biden u shpreh se angazhimi i SHBA për sigurinë e Izraelit është i hekurt.

“Sapo u takova me ekipin e sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt”, shkroi ai në X.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë rrëzuar më shumë se 100 dronë iranianë tashmë janë kapur jashtë hapësirës ajrore izraelite.

Sirenat kanë rënë në pesë zona izraelite, pas sulmeve të Iranit me dronë dhe raketa.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë