Denis Brajoviç është arrestuar në Emiratet e Bashkuara. 36-vjeçari, anëtar i grupit të Bajrave, u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Rishtas”.
Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i një vrasjes së Gjon Boriçit, më datë 09.08.2020, në Shkodër.
Emiratet e Bashkuara kanë nisur informacionin zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme për arrestimin e tij dhe menjëherë kanë nisur procedurat për ekstradimin në vendin tonë.
Brajoviç është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth një vit më parë, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.