Friday, November 22, 2024

Shorti i “EURO 2024″/ Shqipëria në “grupin e ferrit”, kuqezinjtë përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë

Hidhet shorti i Kampionatit Europian, “EURO 2024” që do të luhet vitin e ardhshëm në Gjermani. Shqipëria ndodhet në “grupin e ferrit” së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja e parë do të luhet kundër Italisë, më 15 qershor 2024, në Dortmund. Pas 4 ditëve, kuqezinjtë do të luajnë kundër Kroacisë në Hamburg. Ndeshjet e grupeve do mbyllen më 24 qershor kundër Spanjës në Duseldorf.

Kompeticioni më i rëndësishëm nis më datën 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik. Përpara fillimit të evenimentit, ekipet pjesëmarrëse do zhvillojnë miqësore të ndryshme, si një mënyrë për t’u përgatitur për finalet e Europianit. Finalja e madhe është vendosur të zhvillohet të dielën e 14 korrikut 2024 në “Olimpiastadion” të Berlinit në orën 21:00.

Shqipëria kualifikueset i mbylli me 15 pikë si vendi i parë i grupit. Fokusi tashmë është te përfaqësuesja, ku trajneri Silvinjo duket se ka ndryshuar mjaft kombëtaren. Sido që të shkojë, Shqipëria ka siguruar 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen në turne.

Ndeshjet e Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë: 

15 qershor Itali – Shqipëri, Dortmund

19 qershor Kroaci Shqiperia, Hamburg

24 qershor Shqiperi – Spanjë, Duseldorf

Standings provided by Sofascore
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë