Thursday, November 21, 2024

Berisha: Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik ndaj Edi Ramës

Përsa i përket Sali Berishës dhe procesit politik ndaj tij, ju garantoj se do i bëj gjyqin politik para jush Edi Ramës. Por pa i ngatërruar këto të dyja.
Do i bëj gjyqin e shekullit atij. Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik. Këtë nuk mund ta shmangë. Por asnjë njeri nuk mund të thotë se kjo ka lidhje me protestën pasi protesta u shpall kohë përpara. Edhe Edi Rama mendoi se antidoti i kësaj proteste është procesi që shpalli.

Po atë unë do ta zbërthej në çdo segment të këtij, si një proces të turpshëm politik ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.
Kjo është çështje dhe Sali Berisha këtu e ka detyrim madhor këtë ndaj çdo demokrati, ndaj çdo qytetari shqiptar që i intereson e vërteta.

Fakti që nuk guxuan mercenarët e Edi Ramës të thërrasin njëherë, të marrin njëherë në pyetje, aty mungon dokumenti kryesor, të marrin njëherë në pyetje Sali Berishën, dëshmon tmerrin që kanë ata nga Sali Berisha. Tre vite, nuk guxuan një pyetje.
Por të mos i përziejmë gjërat, ai një gjyq politik i shekullit ndaj diktaturës dhe Edi Ramës, kjo një betejë për rivendosjen e Kushtetutës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë