Saturday, June 28, 2025

Ilir Meta, pasuri 100 milion dollarë në Angli/ Detajet që implikojnë Kreun e Shtetit

Në vitin 2016, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.

E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.

Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.

Transaksionet në Londër

Ka dhe një tjetër detaj që e lidh Presidentin me pasurinë në Londër. Bëhet fjalë për transaksionet që janë bërë në Londër për të mbuluar pagesat e shkollimit për fëmijët.  Të tre fëmijët  e tij janë shkolluar në Britaninë e Madhe.

Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën.

Presidenti dhe bashkëshortja kanë shpenzuar shuma marramendëse për shkollimin e fëmijëve vetëm me nga një pagë në shtet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë