Ne do të vazhdojmë të presim që disa njerëz të vijnë dhe të bisedojnë, por meqënëse e kemi të qartë që shpresojnë në gjëra që nuk do të ndodhin, është e qartë se do të duhet të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, është vetëm çështje muajsh”.
Kështu u shpreh mbrëmjen e së mërkurës në një deklaratë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Ai përsëriti se nuk do të ketë qeveri tranzitore.
“Ne do të vazhdojmë të presim që disa njerëz të vijnë të flasin, nuk do të ndodhë kurrë që dikush në rrugë të marrë pushtetin. Kanë kaluar ato kohët e kaluara. Ne do të presim ata që do të dalin në bisedime që do të mendojnë për shoqërinë serbe. , jo veten e tyre dhe interesat meskine.Besoj se ende do të gjejmë bashkëbisedues në mesin e atyre që duhet të tregojnë seriozitet, nëse jo – le të shkojmë në zgjedhje”, theksoi ai.