Partia Komuniste e Kinës ka hapur punimet e Kongresit, ku pritet që presidenti Xi Jinping, të marrë një mandat të tretë në krye të kësaj force politike.
Fjalimin e tij, Xi e nisi duke mbrojtur strategjinë e Covid-zero, e cila ishte shumë e diskutueshme, shkruan BBC.
Xi gjithashtu trajtoi çështjen e Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj.
Gjithashtu, ai iu referua ndarjeve brenda institucionit politik të Kinës, duke thënë se sundimi i tij kishte “hequr rreziqet serioze të fshehura në parti”.
Rreth 2,300 delegatë janë mbledhur për të zgjedhur drejtuesin e partisë dhe për të debatuar për politikat kryesore.
Një mandat i tretë si udhëheqës i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) do t’i hapë rrugën atij për t’u bërë lideri më i fuqishëm që nga Mao Ce Duni.