“Rusia synon t’i privojë njerëzit nga drita dhe nxehtësia duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë Ukrainën lindore.”
Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sipas të cilit ndërprerja e energjisë vjen si shenjë hakmarrjeje ndaj kundërofensivës së suksesshme të ushtrisë së Ukrainës.
Ndërprerjet e energjisë raportohet se kanë prekur miliona njerëz në rajonet lindore të Kharkiv dhe Donetsk.
Kryetari i bashkisë së Kharkiv Ihor Terekhov thotë se energjia tanimë është rikthyer, shkruan BBC.
Kjo situatë vjen pasi Ukraina pretendon se kishte rimarrë mbi 3,000 km katrorë në një kundërofensivë në lindje të vendit.
Terekhov tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile lanë pjesën më të madhe të qytetit të tij pa energji dhe ujë të shtunën në mbrëmje.